LAJMI I FUNDIT:

Gati plani për të mbjellë 20 milionë rrënjë ullinj

Gati plani për të mbjellë 20 milionë rrënjë ullinj

Qeveria vazhdon punën për hartimin e strategjisë në ndihmë të zhvillimit të ullirit. I pranishëm në konferencën e organizuar nga USAID, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, tha se, është në përfundim të studimit kombëtar për ullirin i cili do të shpallet brenda muajit tetor 2009. Ky studim do të përcaktojë gjendjen aktuale të ullishtarisë në Shqipëri, ndërhyrjet që do të bëhen në ullishtat ekzistuese, sipërfaqet e reja që do të mbillen në 5-6 vitet e ardhshme, si dhe teknologjitë moderne të kultivimit.

Objekti i qeverisë vazhdon të mbetet shtimi i 20 milionë rrënjëve nga 5 milionë që kemi aktualisht. Shqipëria ka aktualisht 1,5 rrënje ullinj/frymë të popullsisë dhe një normë konsumi të vajit të ullirit afërsisht 3 litra/frymë/vit, në një kohë kur në vendet e tjera të Mesdheut këta tregues janë 4-5 herë më të lartë.