LAJMI I FUNDIT:

Berisha u premton bizneseve heqje të çdo barrierë

Berisha u premton bizneseve heqje të çdo barrierë

Duke iu drejtuar kryeministri të Shqipërisë në takimin që ai pati me përfaqësuesit e OEK-ut dhe komunitetin e biznesit, Besim Beqaj, Kryetari i asociacionit më të madh të bizneseve të Kosovës, ka theksuar se Republika e Kosovës është në proces shumë të rëndësishëm të reformave strukturale dhe institucionale në përputhje me rregullat e UE, të cilat janë të domosdoshme për të zënë hapin zhvillimor si dhe për të krijuar ambient të qetë dhe të favorshëm për afarizëm.

“OEK është në proces të hartimit dhe dialogut me Qeverinë e Kosovës për ndryshime tjera të cilat do ta bëjnë Kosovën vend atraktiv dhe te sigurt për investime”.

Beqaj, ka theksuar se kryeministri Berisha ka treguar përkrahje të pashoq për zhvillimin e proceseve zhvillimore të Kosovës.

“Kjo është treguar më ofrimin e portit të Shëngjinit për ekonominë e Kosovës, gjë që është reflektuar edhe në programin e juaj të ri qeverisës”.


Ai ka theksuar se nisma e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë nuk është e mjaftueshme të jetë vetëm nisëm e bizneseve por duhet të përkrahet nga dy shtete duke eliminuar barrierat e mundshme tregtare, duke mundësuar trajtim vendor bizneseve pavarësisht se a janë të regjistruara në Kosovë apo Shqipëri dhe duke krijuar edhe një sërë lehtësirash për bizneset e dy vendeve.

Duke theksuar përkrahjen që Qeveria e Shqipërisë do ti jap bizneseve dhe iniciativa që vinë nga komuniteti i biznesit kryeministri Berisha ka thënë se për të si kryeministër dhe për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë nuk ka punë më parësore se sa krijimi i klimës më miqësore më të përshtatshme për investimet shqiptare dhe të huaja në Shqipëri.

“Ne përcaktuam si qëllim kryesor të punës sonë kthimin e një flete, hapjen e një kapitulli të ri, mjedis më miqësor për biznesin. Kemi lëvizur me shpejtësi në këtë platformë mbi disa drejtime. Së pari Shqipëria është vendi më shkallën më të ultë fiskale….”

Ai theksoi se në katër vitet e ardhshme Qeveria e Shqipërisë do të orientohet në thithjen e investimeve te huaja, që të prodhoj dhe punësoj. Me ekipin me të cilin punon Berisha shprehu bindjen se Shqipëria mund të thith 1,7 miliard euro në vit.

“Këtë gjashtëmujor investimet e huaja në Shqipëri janë rritur për 59 për qind, rritje shume e madhe duke pas parasysh se është fjala për kohë krize. Asnjë nga investitorët e mëdhenj nuk kanë tërhequr investimet, përkundrazi përpiqen ti shtojnë ato”.

Kryeministri Berisha i ka ftuar bizneset e të dy vendeve që pa hezitime të investojnë në të dy vendet.

“Jam i gatshëm të heq çdo barrierë që ekziston dhe të njësoj çdo standard me Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri shqiptar. /Telegrafi/