LAJMI I FUNDIT:

Përkundër papunësisë, amerikanët shpenzojnë më tepër

Përkundër papunësisë, amerikanët shpenzojnë më tepër

Amerikanët filluan që të shpenzojnë më tepër me çka përforcohet ekonomia amerikane, edhe përkundër pranisë së shqetësimit për papunësinë, njoftoi Zëri i Amerikës.

Sektori amerikan i tregtisë njoftoi se konsumimi është rritur me një shkallë më të lartë për tete vitet e fundit duke u ngjitur për 1,3 për qind në gusht.

Po raporti gjithashtu gjeti arsye edhe për shqetësim. Përfitimi nuk është në të njëjtin nivel me shpenzimin dhe është rritur për vetëm dy të dhjetat nga një për qind në gusht, ndërsa shkalla e kursimit gjithashtu ka rënë.

Njëkohësisht, sektori amerikan i punës njoftoi se ka eskalim të humbjes së vendeve të punës.


Raporti i sektorit të punës tregoi se numri i amerikanëve që kanë parashtruar kërkesë për marrjen e benificioneve për shkak të papunësisë është rritur për herë të parë në pesë javët e fundit.

Kërkesat fillestare për benificione janë rritur për 17.000 dhe kanë arritur 510.000 javën e kaluar.

Sektori i punës sot do të publikojë raport për gjendjen me vendet e punës. Në raportin e gushtit, shkalla e papunësisë në SHBA u ngjit në nivelin më të lartë në 26 vitet e kaluara – në 9,7 për qind.