LAJMI I FUNDIT:

Kredi ruse për hekurudhën serbe

Kredi ruse për hekurudhën serbe

Rusia është duke shqyrtuar mundësinë e aprovimit të kredisë shtetëror në vlerë prej 200 milionë euro për modernizimin e hekurudhës serbe, lajmëruan mediumet serbe.

Me propozim të hekurudhës serbe, 110 milionë euro do të shfrytëzoheshin për rindërtimin e stacionit hekurudhor Prokop dhe 26 milionë për ndërtimin e stacioneve tekniko-transportuese në Zemun dhe Kievë.

Për ndërtimin e qendrës transportuese në Makish do të ndaheshin 30 milionë euro, ndërsa 34 milionë euro për ndërtimin e vijës hekurudhore të gjatë 15 kilometra Beograd-Pançevë.