LAJMI I FUNDIT:

Austria, mikpritëse për investimet në Kosovë

Austria, mikpritëse për investimet në Kosovë

Nesër në Vjenë fillon konferenca me temën "Pavarësia e Kosovës dhe perspektivat e zhvillimeve politike dhe ekonomike të Bashkimit Evropian". Në këtë konferencë do marrin pjesë shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare, në mesin e të cilëve është edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Lutfi Zharku.

Sipas njoftimit të MTI-së, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë, do të udhëtojë për në Austri, ku do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga Instituti për Regjionin e Danubit dhe Evropën Qendrore, Iniciativa Ekonomike për Kosovë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

Konferenca do të mbahet në Vjenë të Austrisë, me datën 01.10. 2009, duke filluar në ora 14:00.