LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet dokument për luftimin e korrupsionit

Nënshkruhet dokument për luftimin e korrupsionit

Drejtori i Agjensionit Anti-korrupsion, Hasan Preteni, përfaqësuesi i Ambasadës së Japonisë, Tatsuhiko Ichihara, dhe Drejtori i UNDP-së në Kosovë, Parviz Fartash, do të nënshkruajnë të mërkurën projekt dokumentin “Partneriteti kosovar për anti-korrupsion”.

Nënshkrimi i këtij dokumenti do të shënojë fuqizimin e bashkëpunimit për arritjen e suksesit të këtij projekti të rëndësishëm.

Projekti ka për qëllim të ngrisë kapacitetet dhe njohuritë e të gjitha institucioneve anti-korrupsion në Kosovë, derisa, në të njëjtën kohë, të përkrahë krijimin e rrjetit anti-korrupsion për të mundësuar shpërndarjen e informatave dhe përvojave që janë specifike për pjesën më të gjerë të Ballkanit.

Projekti është mundësuar me kontribut të qeverisë japoneze në vlerë prej 300 mijë dollarësh. /Telegrafi/