Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati si dhe me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa të martën mori pjesë në përurimin e parkut në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Presidenti Sejdiu e çmoi lart investimin që ka bërë Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Pushtetit Lokal, për realizimin me prioritet të projekteve në mënyrë që qytetarët e Prishtinës të kenë frymëmarrje më të mirë si dhe mundësi më të mëdha të rekreacionit dhe pushimit.
Presidenti bëri thirrje që të ruhet ambienti i ri i sapokrijuar, duke përfshirë kujdesin për lulet dhe barin dhe mirëmbajtjen e pastërtisë nëpër stazat e bukura të sapondërtuara.
“Paralelisht dua të them se sa është borxh i komunës dhe i institucioneve të tjera për të mbajtur të mirë këtë projekt dhe këtë realizim, është po ashtu borxh i qytetarëve që ta ndjejnë si të vetin dhe të kujdesen veçanërisht për të qenë faktorë të mirë bashkëpunues edhe me mekanizmat e tjerë mirëmbajtës, sepse rrita dhe zhvillimi i brezave të ri lidhet edhe me edukimin esencial në familje”, theksoi presidenti.
Ndërkaq, kryetari Mustafa premtoi vazhdimin e këtyre aktiviteteve në mënyrë që qytetarëve t’u bëhet jeta më e mirë si dhe një ambient më të këndshëm për fëmijët.
Parku i Ulpianës është ndërtuar me mbështetje të Ministrisë së Pushtetit Lokal, është projekt i përbashkët në të cilin Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka investuar 100.000 euro, ndërkaq Komuna e Prishtinës ka investuar 350.000 euro në ndërtimin e trotuareve, rrugëve dhe infrastrukturës tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë, zbulon raporti
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve