LAJMI I FUNDIT:

Gjermanë të gatshëm për investimet

Gjermanë të gatshëm për investimet

Kompani prodhuese të industrisë së rëndë dhe ndërtimore nga Gjermania, shprehen interesimin për të investuar në komunën e Gjakovës, në hapjen e reparteve prodhuese për prodhimin e pjesëve metalike për ekskavatorë dhe makineri të rëndë.

Richard Groer, përfaqësues i firmës “Scholz” nga Gjermania tha se ata planifikojnë që në Gjakovë të hapin repartin prodhues për prodhimin e pjesëve të ekskavatorëve, për faktin se për një produkt të tillë, kosovarët humbin kohë për ta siguruar në Tiranë apo Beograd.

Ndërkaq Otto Mailander nga kompania “Stetter Service” e Gjermanisë tha se përvojën e parë e kanë përfituar në Gjakovë, në realizimin e projektit për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Kramovik- Kralan” e gjatë rreth 6 kilometra. /Telegrafi/