LAJMI I FUNDIT:

Tregu valutor, Euro bie me tre pikë në Tiranë

Tregu valutor, Euro bie me tre pikë në Tiranë

Lajme të mira vijnë nga tregu valutor shqiptar. Sot Euro është shitur tre pikë më pak se një ditë më parë, duke sjellë kështu një përmirësim të situatës në tregun valutor në vend.

Një ditë më parë, një Euro u këmbye me 140 lekë, ndërsa sot ka rënë. Një Euro në tregun valutor sot blihet me 136 Lekë, ndërsa shitet me 136.9 lekë. Ndërsa Dollari amerikan shitet me 93.5 lekë, ndërsa blihet 92.6 Lekë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani një ditë më parë bëri apel për qetësi, duke siguruar se monedha jonë kombëtare vazhdonte të ishte e fortë në treg.

“Veprimet e kësaj jave kanë nje kosto financiare individuale për ata që i ndërmarrin dhe kosto për ekonominë e vendit. Asnjë agjent ekonomik nuk është më i fortë se bazamentet e ekonomisë. Pasiguria në tregun valutor nuk ka asnjë bazë reale”, u shpreh Fullani.