LAJMI I FUNDIT:

1 Euro=140 lekë

1 Euro=140 lekë

Në tregun valutor sot në Tiranë, Euro ka pësuar një rritje drastike, duke shënuar rekordin historik, kur është këmbyer me 140 lekë. Kjo ka shkaktuar kaos në treg, duke e bllokuar atë. Transaksionet janë pezulluar edhe nga rrethet, të cilat janë frunizuesit kreysorë të tregut të Tiranës. Kjo gjendje përkon edhe me kërkesën e lartë të bizneseve për euro.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ka kërkuar që të mos ushtrohet presion mbi këmbimin e monedhave, duke siguruar se Leku është një monedhë e qëndrueshme në treg. Ai tha se ndryshimet në këmbimin e tregut valutor kanë sjellë këtë situatë, për shkak të kërkesës dhe ofertës në këtë treg.

Guvernatori Fullani tha gjithashtu se leku do të përdoret në vend, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Deklaratat e Fullanit u bënë pas mbledhjes së radhës të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.