LAJMI I FUNDIT:

Autostrada energjetike, hidhet hapi i parë

Autostrada energjetike, hidhet hapi i parë

Nesër me 24 shtator 2009, në Nënstacionin 400/110 kV Peja 3 në Istog, organizohet ceremonia solemne e nënshkrimit të Kontratës për shërbime të konsulencës për linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, të njohur si “Autostrada Energjetike”.

Me këtë rast gjithashtu është planifikuar edhe zbulimi i pllakës falënderuese për Republikën Federale të Gjermanisë si dhe Republikën e Kosovës si bashkëfinancuese të projektit për ndërtimin e Nënstacionit 400/110 kV Peja 3, që është një nga projektet më të rëndësishme të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë.

Në cermoni do të jenë prezent përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të Shqipërisë dhe përfaqësues të Qeverisë Gjermane si dhe akterët kyç vendor dhe ndërkombëtar të sektorit të energjisë. (për më shumë shihni Agendën e bashkëngjitur). /telegrafi/