LAJMI I FUNDIT:

Kriza, FMN: Pasojat, edhe për 7 vjet

Kriza, FMN: Pasojat, edhe për 7 vjet

Impakt shumë negativ i krizës financiare mbi ekonominë reale. Lajmin e ka bërë të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar në “World Economic Outlook”, që do të publikohet me 1 tetor.

“Zakonisht krizat bankare kanë një impakt në nivelin e PBB-së edhe gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike. Rënia e punësimit, investimeve dhe produktivitetit kontribuojnë në pakësimin e rritjes ekonomike”, thuhet në dokument.

“Impakt domethënës në terma të mesëm të krizës bankare. Menjëherë pas shtatë vjetësh, PBB do të mbetet në 10 përqind nën mesataren”, nënvizon raporti.

Fondi përfundon që në ekonomitë e avancuara, prodhimi real do të kthehet me shumë vështirësi në nivelet e parakrizës. /Telegrafi/tch/