LAJMI I FUNDIT:

Walker, sukseset e Haxhës do ti potencoj nëpër botë

Walker, sukseset e Haxhës do ti potencoj nëpër botë

“Kam kënaqësinë të flas për menaxhmentin aktual dhe punën që ai është duke bërë, e në veçanti udhëheqësin e kësaj kompanie, Haxha. Përpjekjet e tij për të përmirësuar imazhin dhe reputacionin e PTK-së, janë evidente. E njëjta vlen edhe për përpjekjen e tij për ta shndërruar kompaninë në krenarinë e vendit, gjë të cilën unë e përkrah shumë”, është shprehur ambasadori Walker.

“Hera e parë që jam përfshirë në PTK, ka qenë kur më është komunikuar lajmi se portreti im do të paraqitet në pullën postare. Ndërkohë që për një kohë të gjatë kam qenë shumë i interesuar në reputacionin e kësaj ndërtese. Gjatë administrimit të kaluar dhe menaxhmenteve të kaluara kemi lexuar mjaft storje negative, si një vend ku ndodhin gjëra qesharake”, ka filluar rrëfimin e tij Ambasadori Walker, përderisa po interesohej për gjendjen aktuale në PTK.

Haxha me shumë kënaqësi e njoftoi atë për të arriturat e PTK-së, [‘prej marrjes së detyrës si udhëheqës i kompanisë më profitabile në vend.

“Shumë punë janë bërë, shumë sakrifica dhe mund është derdhur në këtë objekt, me të vetmin qëllim arritjen e synimeve tona të përbashkëta, duke e bërë PTK-në, kompaninë numër një në Kosovë”, ka thënë Haxha.


I bindur për sukseset, ambasadori Walker është shprehur pozitivisht për sukseset e PTK-së, duke pohuar se kjo kompani është në rrugë të mbarë, pas atij reputacioni negative që mbretëronte në popullsi në të kaluarën.

“Kam kënaqësinë të flas për menaxhmentin aktual dhe punën që ai është duke bërë, e në veçanti udhëheqësin e kësaj kompanie, Prof. Dr. Haxha. Përpjekjet e tij për të përmirësuar imazhin dhe reputacionin e PTK-së, janë evidente. E njëjta vlen edhe për përpjekjen e tij për ta shndërruar kompaninë në krenarinë e vendit, gjë të cilën unë e përkrah shumë”, është shprehur ambasadori Walker.

Sipas tij, imazhi i mirë i kompanisë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit është në të mirë të të gjithëve.

“Sa më i mirë që të jetë reputacioni, aq më shumë para do të grumbullohen nga privatizimi i kompanisë, kështu do të përfitojë Qeveria dhe populli i Kosovës”, ka pohuar William Walker duke shtuar se me menaxhim të suksesshëm, dr.Haxha ka ngritur profitin, vlerën, imazhin, numrin e konsumatorëve si dhe kualitetin e shërbimeve dhe se sukseset e Haxhës më nxisin të vizitoj Kosovën më shpesh.