LAJMI I FUNDIT:

Hiqet hiri i termocentraleve

Hiqet hiri i termocentraleve

Deponitë e Hirit planifikohet të rikultivohen deri në fund të vitit 2010. Me përfundimin e projektit në vend të hirit do të ketë fidanishte dhe hapësirë të gjelbëruar rekreative. Projekti ka edhe dy komponente tjera përcjellëse: zëvendësimin e shiritave për transport të hapur të hirit nga termocentrali Kosova A me transport hidraulik (pa përhapje të hirit dhe pluhurit), si dhe pastrimin e 18,000 tonelatave të mbetjeve të rrezikshme kimike nga fabrika e mëhershme e KEK-ut për Separime Kimike.

Inagurimi do të bëhet nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti në lidhje me këtë projekt.

Ky është projekti i parë i përmasave të tilla ambientale në vend, dhe tregon përkushtimin e menaxhmentit të KEK-ut, Qeverisë së Kosovës, por edhe donatorëve,Bankës Botërore dhe Qeverisë së Holandës, për të kontribuar për një ambient më të pastër.

Projekti për Pastrimin e Hirit është i hartuar nga KEK-u dhe implelemntohet nga korporata. Banka Botërore ka ndarë 10 milionë dollarë, ndërsa Qeveria e Holandës 4.5 milionë euro për ta mbështetur projektin financiarisht, ndërkohë që KEK-u mbulon shpenzimet operative.


"KEK ka angazhuar për implementimin e këtij projekti ekspertët e vet më të shquar dhe më të përkushtuar të kësaj lëmie, të cilët veprojnë në bashkëpunim të plotë edhe me ekspertët e Bankës Botërore dhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor", thuhet ne komunikate. /telegrafi/