LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dhe Kosova formalizojnë bashkëpunimin ekonomik

Gjermania dhe Kosova formalizojnë bashkëpunimin ekonomik

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, fillojnë sot në Prishtinë negociatat për protokollin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, duke shënuar në këtë mënyrë thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Nesër ndërkaq, mbahet simpoziumi „Dhjetë vite të bashkëpunimit zhvillimor me Kosovën“ ku do të flasin kryeministri Hashim Thaçi dhe Dr. Friedrich Kitschelt nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.