LAJMI I FUNDIT:

Kina, rritja ekonomike mbi 8 për qind

Kina, rritja ekonomike mbi 8 për qind

Ekonomia kineze do të rritet me shumë se parashikimet. Banka Aziatike për Zhvillim ka rishikuar të dhënat dhe ka planifikuar se rritja në vitin 2009 do të ngrihet nga 7 deri në 8.2 për qind.

Mbi të dhënat në fjale ka pasur efekte pozitive plani i rimëkëmbjes së ekonomisë së trete botërore.

“Politikat e bilancit dhe ato ekspansioniste monetare kanë shkaktuar një impakt ndaj recesionit global të ekonomisë”, ka deklaruar BAZH.