LAJMI I FUNDIT:

Paundi, rënie për të katërtin muaj me rradhë ndaj euros

Paundi, rënie për të katërtin muaj me rradhë ndaj euros

Paundi britanik vazhdon të humbasë terren kundrejt monedhës së përbashkët europiane.

Ekspertët në Britani thonë se shkak për këtë është niveli i lartë i borxhit publik në vend, që ka arritur nivelet 804.8 miliardë paund.

Gjatë kësaj javë euro u këmbye me 0.9057 paund, duke shënuar nivelin më të lartë të këmbimit që nga muaji maj.

Po kështu monedha britanike ka shënuar rënie edhe ndaj dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.6232 $, niveli më i ulët në dy javë.