LAJMI I FUNDIT:

Ish-republikat takohen për koncesionin, Kosova harrohet

Ish-republikat takohen për koncesionin, Kosova harrohet

Në rend dite të takimit është kryerja e marrëveshjes për trashëgimi në të gjitha dimensionet e saj, deklaroi për agjencinë STA, përfaqësuesi i lartë për sukcesion të Sllovenisë, Rudi Gabrovec, duke shtuar se në takimin duhet të shihet “se deri ku jemi, cilat janë problemet dhe çfarë duhet të bëhet që ato të evitohen”.

Takim dyditësh i përfaqësuesve të lartë për sukcesion të ish-RSFJ-së fillon të enjten në Beograd, në të cilin do të bisedohet për çështjet e trashëgimisë.

Këtë takim të përfaqësuesve të lartë për sukcesion të Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, BeH-së dhe Maqedonisë vijon dy vjet pas takimit të fundit të mbajtur në vitin 2007 në vendin slloven Bërdo në Kranju.

Maqedoninë në takimin në Beograd do ta përfaqësojë Viktor Gaber.