LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet Raifaissen Bank

Plaçkitet Raifaissen Bank

Sot, rreth orës 13:00, tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në degën e Raiffeisen Bank, në Breg të Diellit në Prishtinë, dhe kanë grabitur një shumë të caktuar parash bëjnë të ditur zyra për informim e Raifaissen Bank përmes një komunikate shtypi.

Nuk ka të lënduar nga ana e punonjësve të Raiffeisen Bank thuhet në komunikatë. Plaçkitjen e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Me këtë rast, Raiffeisen Bank dëshiron t’i njoftojë klientët e saj se paratë në Raiffeisen Bank janë të siguruara dhe ky rast nuk ka ndonjë ndikim tek paratë e tyre. /ktv/