LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy dhe Brown: Ndërhyrje në sistemin financiar

Sarkozy dhe Brown: Ndërhyrje në sistemin financiar

Kur ka mbetur pak kohë nga mbledhja tjetër e G20, presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministri britanik Gordon Brown kanë gati kërkesat dhe vendimet që duhet të ndërmerren në këtë samit.

“Të gjithë bashkë duam jo deklarata parimore, por shifra, kalendare dhe impenjim. Duhet t’i dërgojmë mbarë botës një mesazh të fortë dhe të qartë, sidomos qeverive të çdo vendi se në të ardhmen të kenë kujdes me rregullat ndaj sistemit bankar. Duhet të ndërhyjmë sepse përndryshe sistemi financiar do të rikthehet në gjendjen qe ishte përpara krizës ekonomike”, është shprehur Sarkozy.

Ne te njëjtin mendim dhe propozim me shefin e Elizes është paraqitur edhe kryeministri britanik Gordon Brown, i cili ka shtuar edhe pikat kyçe në legjislacion ku ka nevojë për ndërhyrje.