LAJMI I FUNDIT:

Serbia jo në BE pa marrëveshje tregtare

Serbia jo në BE pa marrëveshje tregtare

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së, deklaroi se kërkesa e Serbisë për anëtarësim në bllok, mund të paraqitet vetëm pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes tregtare tranzitore, mes Beogradit dhe Brukselit.

Sipas tij, deri sa marrëveshja të hyjë në fuqi, nuk mund të flitet për afate kohore konkrete, për paraqitjen e kërkesës për anëtarësim të Serbisë. Ndërkohë, ditë më parë, autoritetet serbe deklaruan synimin e tyre, për të prezantuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE, brenda këtij viti.