LAJMI I FUNDIT:

Reduktimet e energjisë, KEK fajëson KOSTT-in

Reduktimet e energjisë, KEK fajëson KOSTT-in

Korporata Energjetike e Kosovës ka sqaruar se si pasojë e një lidhje të shkurtër në stabilimentet e KOSTT tek nënstacioni “Kosova B” kanë rënë dy blloqe nga sistemi në mënyrë të dhunshme.

Bazuar në njoftimin zyrtar të KEK-ut, fillimisht nga sistemi ka rënë blloku B2 në ora 4:25 të mëngjesit të së hënës e në ora 4:48 edhe blloku A3.

“Rënia e këtyre dy blloqeve ka shkaktuar mungesë të madhe të energjisë elektrike, duke e dëmtuar rëndë KEK-un edhe para konsumatorëve të vet, edhe materialisht. Blloku B1 është kthyer në ora 9:25, ndërsa A3 parashihet të kthehet në ora 19:00. Kjo është arritur falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut”.

Në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se dëmet aktualisht nuk mund të parashihen si pasojë e këtyre rënieve të dhunshme, por do të dihen saktësisht gjatë ditëve në vijim.


“Ndërkohë, menaxhmenti ka reaguar menjëherë duke siguruar import emergjent nga Shqipëria deri 120 MW/h. Kthimi i B1 dhe importi emergjent pritet të stabilizojnë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike. Furnizimi do të stabilizohet krejtësisht pas kthimit të njësisë A3”. /Telegrafi/