LAJMI I FUNDIT:

BBC: Shumica pro veprimeve të qeverive për krizën

BBC: Shumica pro veprimeve të qeverive për krizën

Shpëtimi i bankave ka pasur mbështetjen më të pakët në SHBA dhe Gjermani. Një sondazh i BBC ka zbuluar mbështetje të fortë për qeveritë në mbarë botën që stimulojnë dhe rregullojnë ekonomitë e tyre kombëtare.

Sondazh i komisionuar nga Shërbimi Botëror i BBC u krye me 22 mijë vetë në 20 vënde.

Por politika e shpëtimit të bankave duket se është më e debatueshmja.

Nga të gjitha veprimet që kanë bërë qeveritë dhe bankat qëndrore për të shmangur depresionin, shpëtimet e bankave në mënyrë të argumentueshme janë gjëja e vetme më e rëndësishme.


E megjithatë, ky është veprimi që duket se ka pasur mbështetjen më të pabarabartë dhe në disa vënde ka pasur armiqësi të spikatur ndaj këtij veprimi.

Në Britani shumica e atyre që morrën pjesë ishin në favor.

Ndërsa mbi 60 për qind e amerikanëve ishin kundër, ndërsa në Gjermani shifra kundër ishte 70 për qind. /bbc/