LAJMI I FUNDIT:

Rusët tejkalojnë Arabinë Saudite për eksportet e naftës

Rusët tejkalojnë Arabinë Saudite për eksportet e naftës

Rusia në kuartalin e dytë të këtij viti u bë eksportuese botërore udhëheqëse e naftës, para Arabisë Saudite, për shkak se në këtë periudhë për çdo ditë mesatarisht ka dërguar në tregun e jashtëm 7,4 milionë barelë nga lënda e parë energjetike kryesore, kumtoi Agjencia ndërkombëtare për energjetikë (ANE).

Të dhënat e ANE-s tregojnë se Arabia Saudite ka rënë në vendin e dytë, me eksport mesatar ditor nga shtatë milionë barelë naftë në tremujorin e dytë të vitit 2009.

Arabia Saudite, ndërkaq, në gjysmën e parë të vitit të kaluar, kur çmimet e naftës në tregun botëror ishin rekorde, eksportonte në ditë mes 9,5 dhe 10 milionë barelë naftë. Ulja e dërgesave pasonte pas uljes drastike të kësaj lënde të parë, në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2008 dhe në fillim të këtij viti.