LAJMI I FUNDIT:

Energjia e erës, brenda 2030-s, Kina 100 % e pastër

Energjia e erës, brenda 2030-s, Kina 100 % e pastër

Brenda vitit 2030, vendi komunist parashikon të furnizohet i gjithi nga energjia e “gjelbër” duke shfrytëzuar erën.

Në një studim të publikuar të kryer nga shkencëtaret e Universitetit të Harvardit dhe atij të Cinguas, thuhet se Kina ka kapacitete inferiore vetëm ndaj SHBA-se, por me një rritje prej 792.5 gigawat në vit të prodhuar nga helikat e erës, brenda disa vitesh i gjithë vendi mund furnizohet nga energji 100 % e pastër edhe pse aktualisht është shteti që emeton me shumë dioksid karboni në atmosferë.

Aktualisht energjia e erës furnizon 0.4 % të vendit, por kjo nuk është një e dhënë pesimiste, sepse vetëm SHBA, Gjermania dhe Spanja prodhojnë me shumë.

Ritmet e shpejta të rritjes ekonomike të Kinës kërkojnë me shumë energji por paralelisht, autoritetet po mendojnë që nevojat t’i plotësojnë me energjinë e erës.


Për të studiuar këtë fenomen, kërkuesit kanë përdorur të dhënat meteorologjike të NASA-s.