LAJMI I FUNDIT:

Diaspora, më pak para sivjet

Diaspora, më pak para sivjet

Vlera e dërgesave nga jashtë, sipas të dhënave të BQK-së, një vit më parë ishte 535 milionë euro, të evidentuara si para që kanë hyrë përmes sistemit bankar. Sivjet diaspora në Kosovë ka sjellë 8 për qind më pak para se vitin e kaluar.

Shenjat e rënies së te ardhurave sipas statistikave të BQK-së kanë filluar të paraqiten në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kur norma vjetore e rritjes ishte rreth 3 për qind, krahasuar me rritjen prej rreth 11 për qind që ishte në vitin 2007.