LAJMI I FUNDIT:

Në Serbi së shpejti më shumë pensionistë sesa të punësuar

Në Serbi së shpejti më shumë pensionistë sesa të punësuar

Nëse vazhdon tendenca e përjashtimit të punëtorëve, në Serbi së shpejti mund të ketë më shumë pensionistë sesa të punësuar. Këtë e parashikojnë ekspertët serbë, por edhe përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Punëtorët në Serbi nuk mund të fitojnë sa duhet që t’i mbulojnë nevojat e Fondit pensional, prandaj shteti subvencionon 40 për qind të nevojave të tyre.

Sipas parashikimeve, pensionistët mund ta tejkalojnë numrin e të punësuarve, tashmë pranverën e ardhshme.

Momentalisht në Serbi ka 1.6 milionë pensionistë dhe 1.85 milionë punëtorë.