LAJMI I FUNDIT:

JAT me humbje deri në fund të vitit prej 20-25 milionë euro

JAT me humbje deri në fund të vitit prej 20-25 milionë euro

Aviokompania nacionale JAT eruejs deri në fund të vitit do të ketë humbje prej rrth 20 deri 25 milionë euro, nëse deri atëherë nuk ndodh asgjë pozitive, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Sërgjan Radovanoviq.

"Nëse deri më 1 janar të vitit 2010 nuk arrijmë deri në ‘zero pozitive’, keq na shkruhet", deklaroi ai në intervistën për Ekonomist dhe shtoi se kriza ekonomike globale negativisht është pasqyruar në punën e JAT-it.

Radovanoviq tha se JAT vështirë e përjeton krizën dhe se qarkullimi është zvogëluar për rreth 20 për qind.

"JAT vitin e kaluar ka transportuar 1,3 milionë udhëtarë, ndërsa këtë vit vështirë se kjo shifër do të jetë 1,1 milionë udhëtarë", thotë Radovanoviq.


Vitin e kaluar JAT ka pasur humbje prej 29 milionë eurosh dhe sipas tij, shkaku kryesor për këtë është që JAT-i është "ndërmarrje e vjetër me organizim të tejkaluar, e bërë sipas kallapit prej 20-30 vjetëve.