LAJMI I FUNDIT:

Serbët bllok prodhimeve maqedone

Serbët bllok prodhimeve maqedone

Autoritete serbe kanë vendosur tarifa doganore më të larta për disa prodhime nga Maqedonia me qëllim që ato të mos konkurojnë në tregun serb.

Pas takimit me përfaqësuesit e industrisë ushqimore ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi tha se në bazë të marrëveshjes për tregti të lirë CEFTA, Serbia nuk duhet të bllokojë depërtimin e prodhimeve në tregun sërb. Si rezultat i barrierave serbe, prodhimet maqedonase në tregjet rajonale janë më të shtrenjta. Për këtë qëllim institucionet do të reagojnë pranë CEFTA-s.

“Ajo që u dëgjua në takimin, është se në disa raste u përmend Serbia , ku mallrat dhe eksporti i mishit të gjallë dhe mallrave të tjera siç janë supa dhe produktet e tjera ndikojnë që këto produkte të jenë më të shtrenjta në tregun serb dhe atë rajonal”, tha Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.