Shqipëria është ngritur nga vendi 89 në 82, sa u përket lehtësive për të bërë biznes brenda territorit të saj. Një fakt i tillë përmendet në raportin e vjetor të Bankës Botërore për gjendjen e biznesit nëpër botë, publikuar së fundmi.
Sipas tij, Shqipëria hyn në vendin e 46 në grupin e atyre vendeve ku hapja e një biznesi të ri është e lehtë. Po ashtu dhe kushtet për tregtinë ndërkufitare të Shqipërisë, janë të favorshme, thuhet në raportin e Bankës Botërore, “Biznesi në 2010: Reforma në Kohë të vështira”.
Ndërkaq, bie në sy se Shqipëria renditet edhe atij numri rekord ekonomish në gjithë botën, të cilat reformuan rregullat e biznesit gjatë vitit fiskal 2008 – 2009.
Nga ana tjetër, Kosova është radhitur e 113-ta në listën e vendeve ku fillimi i bizneseve të reja mund të realizohet me lehtësi. Derisa prej shteteve të Ballkanit, Maqedonia është ranguar në mesin e reformatorëve më të mirë botërorë, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina mban vendin e fundit (116) në mesin e vendeve perëndimore ballkanike.
Sipas Bankës Botërore 131 vende nga 183 ekonomitë e përfshira në raport reformuan praktikën e bizneseve të tyre, pra 70% e tyre, një shifër rekord kjo brenda një viti, që nga botimi i raportit të parë të këtij tipi në vitin 2004. Madje ky përparim vjen pikërisht në periudhën e një krize ekonomike botërore.
Në raportin e Bankës Botërore “Biznesi në 2910: Reforma në Kohë të vështira” konstaton kryerjen e 287 reformave në periudhën qershor 2008 – maj 2009, që përbëjnë një ngritje prej 20 përqindësh krahasuar me një vit më parë.
Për Shqipërinë konkretisht, thuhet se miratoi një ligj të ri për falimentimin dhe agjencinë që do ta mbikëqyrë atë, ligj i cili sanksionon edhe afatet kohore për kompanitë që veprojnë me humbje dhe norma kualifikimi për administratorët që do të mbikëqyrin procesin e falimentimit.
“Fillimi i bizneseve në Shqipëri u lehtësua, duke e bërë regjistrimin elektronikisht, gjë që natyrisht shtoi edhe kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. Po ashtu u ul ndjeshëm shuma e kapitalit fillestar për të hapur një biznes të ri dhe u eliminua kërkesa për ta regjistruar biznesin në Dhomën e Tregtisë. Gjithashtu, përdorimi i softuerëve për financat dhe instalimi i pajisjeve të skanimit kontribuuan në pakësimin e kohës së kalimit të mallrave nëpër pikat doganore”, thuhet në raportin e Bankës Botërore lidhur me Shqipërinë. /NOA/GE/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve