LAJMI I FUNDIT:

9 milionë litra verë të eksportuara

9 milionë litra verë të eksportuara

Trendet e zhvillimit të sektorit të verëtarisë janë të pozitive, pasi kemi një investim afër 5 milion euro, rritje të eksportit, dhe përmirësim të linjave teknologjike për prodhimin e verës. Eksporti në vitin 2008 ishte 8.8 mil. litra verë, që kap vlerën prej 2.5 mil euro.

Festa e hardhisë së rrushit u festua edhe sivjet. Në ceremoni morën pjesë Idriz Vehapi, Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Xhavit Beqiri, Këshilltar i Presidentit Fatmir Sejdiu, Qazim Qeska, kryetar i KK të Rahovecit dhe personalitete të tjera të jetës politike, përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it etj.

Aktualisht sipërfaqet e përgjithshme me vreshta në Republikën e Kosovës vlerësohen të të jenë 4500 hektar.

" Ne, si MBPZHR, ka nënvizuar ai, në këtë festë vijmë me rezultate konkrete ne dhënien e kontributit ne zhvillimin e Vreshtarise, duke shenuar progres ne rritjen e sipërfaqeve me vreshta të reja. Kështu vetem gjatë këtij viti nga MBPZHR janë përkrahur 147 fermerë ne ngritjen e 108 ha me vreshta të reja, projekti i implementuar qw kap vlerën prej 500,000 mije euro falas. Janë mbeshteur me fidane të hardhisë se rrushit te certifikuara sipas standarteve evropiane", tha ministri Vehapi.


Po ashtu për vitin 2009, ky projekt po vazhdon së implementuari edhe ne zonat tjera vreshtare te Republikes së Kosovës, dhe se Ministria po planifikon të finalizoj regjistrin e vreshtave dhe verërave ne vitin 2010.

Nga Bugjeti i Republikes se Kosoves per kete projekt tre vjecare jane ndare 900,000.00 euro.

" Ne u jemi shumë mirënjohës dhe falenderojm GTZ dhe Agjencinë Zvicerane për bashkëpunim dhe Zhvillim dhe organizatat tjera ndëkombëtare për mbështetjen e madhe që janë duke dhënë në vazhdimësi që nga përfundimi i luftës, në financimin dhe mbështetjen projekteve në sektorin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë, tha ministri Vehapi. /telegrafi/