Kuvendi Zgjedhor i Odës Ekonomike të Kosovës zgjodhi sot Besim Beqaj kryetar të asociacionit me të madh të komunitetit të biznesit në Kosovë. Deri në skadim të afatit për nominim të kandidatëve për kryetar të Odes, komisioni zgjedhor ka marrë vetëm një kandidaturë dhe atë të kryetarit të deritashëm Besim Beqaj.
Duke folur për aktivitetin e deritashëm dhe qëllimet strategjike të Odës në periudhën e ardhshme katër vjeçare kryetari Beqaj ka theksuar se prioritetet e punës së tij në krye të OEK-së janë fuqizimi i rolit të këtij institucioni në proceset socio ekonomike dhe përfaqësimi i interesave të biznesit, që nënkupton rol aktiv në krijimin e ambientit me të mire për investime, rolin me aktiv në promovimin e Kosovës si brend, ndërkombëtarizimin e ekonomisë se Kosovës dhe partneriteti me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Prioritet tjetër i Odes do të jetë edhe ofrimi i shërbimeve cilësore bazuar në kërkesat e anëtarëve dhe mbajtja e stabilitetit financiar dhe pavarësisë institucionale të OEK-së.
Beqaj gjithashtu ka theksuar se sikurse edhe deri me tash gjatë kryerjes së mandatit të kryetarit të Odes do të jetë jashtë angazhimeve politike në cilindo nga subjektet politike të Kosovës.
Po sot Kuvendi i OEK-së, zgjodhi këshillin Drejtues prej 27 anëtarësh dhe Këshillin Mbikëqyrës prej pesë anëtaresh .
Me propozimin e kryetarit Kuvendi për nënkryetar të Odes zgjodhi ekspertin e shquar te ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ndërsa për sekretar të përgjithshëm të Odes sërish u zgjodh Berat Rukiqi.
Ndryshe sot Kuvendi i OEK-së aprovoi deklaratën publike ne të cilën zotohet se do të vazhdoj punën e deritashme në drejtim të avancimit të interesave legjitime të komunitetit të biznesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve