Kapitalizmi është djallëzor. Ky është konkluzioni në të cilin arrin producenti amerikan Michael Moore në dokumentarin e tij të fundit "Capitalism: A Love Story," (Kapitalizmi: Një histori dashurie), që do të shfaqë premierën e tij në festivalin e filmit në Venecia.
Duke përzierë stilin e tij të humorit me historitë individuale tragjike, pamje të arkivave dhe atraksione publicitare, 55-vjeçari lëshohet me një sulm të pakthyeshëm mbi sistemin kapitalist, duke shpallur ligësinë e tij me pasurimin e të pasurve dhe zhytjen të skamje të miliarda të varfërve.
"Kapitalizmi është djallëzor dhe djalli nuk mund të përmbahet me sisteme rregullatore,"- është konkluzioni i dokumentarit dyorësh.
"Ne duhet ta eliminojmë atë dhe ta zëvendësojmë me diçka që është e mirë për njerëzit, dhe kjo gjë është demokracia."
Të këqijtë në dokumentarin e Moore janë bankat e mëdha dhe fondet e tyre imagjinare me të cilat ato luajtën bixhoz, duke hedhur në ajër paratë e investitorëve.
Ndërkohë, kompanitë e mëdha përgatiten të hedhin në rrugë mijëra punëtore, me gjithë fitimet marramendëse që ato deklaronin.
Producenti gjithashtu e shikon me habi marrëdhënien shumë të afërt që ekziston midis bankave, politikanëve dhe zyrtarëve amerikanë të thesarit, që do të thotë se sistemet rregullatore po implementohen në favor të bosëve të Wall Street ( Rruga Wall, bursa amerikane) dhe jo në favor të Main Street (Rruga e thjeshtë, e masave).
Ai thotë se inkurajimi i huamarrjes në SHBA përkundrejt vlerës së shtëpive dhe bizneseve, krijoi kushtet që çuan më pas drejt krizës e bashkë me të, të papunësisë dhe të të pastrehëve.
Moore tregon në të edhe priftërinj që thonë se kapitalizmi është djallëzor dhe anti-kristian duke mos mbrojtur të varfrit.
"Në thelb të saj ne duket se kemi një ligj që lejon një lloj bixhozi dhe që lejoi këtë aktivitet të Wall Street që nuk hezitoi të luante me kursimet e njerëzve dhe të lëshohej në fitimet e llogaritura nga derivativët financiarë",- tha Moore për gazetarët në një intervistë në Venecia.
"Ata kanë nevojë për më shumë sesa rregullatorë. Ne duhet të krijojmë një strukturë tjetër për veten tonë në mënyrë të ndërtojmë financën e paratë duke mbështetur vendet e punës dhe bizneset."
Midis errësirës, Moore dallon fillimin e një lëvizjeje kundër kapitalizmit të shfrenuar dhe beson se ardhja në fuqi e presidentit Barack Obama mund ta nxisë edhe më shumë këtë gjë.
"Demokracia nuk është një sport spektatorësh, ajo kërkon pjesëmarrje",- tha ai në një konferencë shtypi. "Nëse ti nuk merr pjesë në të, ajo pushon së qeni një demokraci kështu që edhe Obama do të shkëlqejë ose do të bjerë jo edhe aq sipas atyre që do të arrijë të bëjë, por sipas mbështetjes që ne do t’i japim."
Moore gjithashtu paralajmëroi vendet e shumta në botë që mundohen të arrijnë modelin ekonomik dhe politik të SHBA-së.
Filmi ndjek më tej disa punonjës fabrike që në një moment janë të ulur në fabrikën e tyre të qelqit në Chicago, ku janë pushuar thuajse pa paralajmërim dhe pa asnjë pagesë.
Në një tjetër skemë një grup qytetarësh ka zënë një shtëpi që ka kaluar në kontroll të kompanive të kredive, duke detyruar forcat policore që kanë ardhur për t’i nxjerrë jashtë, të sprapsen.
Filmi viziton gjithashtu skema të dokumentarëve të mëparshëm të Moore, duke përfshirë një udhëtim në qytetin e tij të lindjes Flint, ku babai i tij, që punonte në një uzinë makinash dhe mundi të blinte një shtëpi, edukonte fëmijët e tij dhe priste me kënaqësi kohën e pensionit.
Por e sjell këtë në kontekstin e krizës globale financiare, duke kërkuar që bosët e bankave dhe kompanive në qendër të kolapsit të japin llogari dhe të kthejnë miliardat që morën si ndihma nga shteti.
Ai interviston një punonjës të një firme që blen pronat e sekuestruara ose “të këqija”, vetëm për një fraksion të çmimit të tyre real, të cilat kohët e fundit kanë filluar të quhet edhe Grabiqarët Kondo’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve