Rimëkëmbja e ekonomisë në Europën Lindore do të jetë e ngadaltë dhe e gjatë, me prani të rrezikut. Analiza e fundit, bërë nga drejtuesit më të lartë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), del në konkluzionin se vendet e Europës Lindore do të kenë vështirësi në kapërcimin e krizës, për shkak të valës së dytë të efekteve.
Sipas studimit, kriza do të kalojë me mjaft vështirësi në vende si Rusia, Ukraina, Letonia dhe Hungaria. Sipas krye-ekonomistit të BERZH-it, Erik Berglof, këto vende do të kenë vështirësi në menaxhimin e deficiteve buxhetore, si pasojë e rënies së të ardhurave dhe planit të lartë për investime.
BERZH thekson problemet e shumta me bankat, si rrjedhojë e kredive të këqija, por shton se rimëkëmbja, gjithsesi, do të vijë. Ekspertët e bankës, në muajin maj kanë dalë në parashikimin se rritja ekonomike në këtë rajon në vitin 2009 do të bjerë me rreth 5.2 për qind.
Sa i takon Shqipërisë, më herët BERZH ka parashikuar një rritje ekonomike për vitin 2008, jo më të lartë se 4 për qind, ndërsa qeveria pretendon të arrijë në 5.8 për qind (rishikuar së fundmi).
Raporti i publikuar pak kohë më parë evidentonte se rritja në Shqipëri ka arritur 6.1 për qind në vitin 2008, nga 6 për qind që ishte në vitin 2007, ndërsa në vitin 2009 rritja pritet të arrijë në jo më shumë se 4 për qind.
"Shqipëria po vazhdon të ketë një progres të mirë në disa fusha, por nevojiten më shumë përpjekje për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe rritjen e cilësisë së infrastrukturës për të ruajtur në të ardhmen rritjen mbresëlënëse ekonomike të viteve të fundit".
Efektet e krizës ekonomike në botë kanë shkaktuar me qindra mijëra të papunë, falimentim biznesesh, mbyllje bankash dhe pasiguri të mëdha për të ardhmen. Vetëm në SHBA, në dy vitet e fundit kanë falimentuar mbi 80 banka, ndërsa papunësia po prek nivelin 10 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve