LAJMI I FUNDIT:

Trichet shfaq shenja optimizmi për ekonominë botërore

Trichet shfaq shenja optimizmi për ekonominë botërore

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Claude Trichet, shprehet optimist për perspektivën e ekonomisë botërore duke thënë se ajo është më e mirë nga sa ishte parashikuar.

"E dimë se një numër parashikimesh janë rishikuar me një rritje të lehtë, gjë që konfirmon se ka të ngjarë ta kemi kaluar, në një pjesë të madhe, periudhën e rënies së lirë që karakterizoi tremujorin e fundit të vitit 2008 dhe tremujorin e parë të këtij viti", deklaroi Trichet.

"Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk përjashtohet mundësia që të kemi përpara një rrugë të vështirë, pasi nuk kemi ende një nivel normal funksionimi të financave botërore", shtoi ai, në përfundim të një mbledhjeje që zhvillohet dy herë në muaj mes guvernatorëve të bankave të mëdha qendrore (BRI) në Bale.

Gjatë javëve të fundit, disa tregues kryesorë duket se deklarojnë për një stabilizim të ekonomisë botërore. Franca dhe Gjermania, dy ekonomitë më të mëdha të zonës euro, dolën nga recesioni, ndërsa Shtetet e Bashkuara po tregojnë shenja ngadalësimi të humbjes së vendeve të punës.