LAJMI I FUNDIT:

SHBA, papunësia më e lartë në 26 vite

SHBA, papunësia më e lartë në 26 vite

Gjatë muajit gusht u shkurtuan 216 mijë vende pune, duke e çuar normën e papunësisë në 9.7%, më të lartën në 26 vitet e fundit.

Paunësia pësoi rritje pas rënies deri në 9.4% në korrik, por Departamenti i Punës deklaroi se kjo ishte humbja më e vogël e vendeve të punës për këtë vit.

Që prej fillimit të reçesionit në dhjetor të vitit 2007, rreth 6.9 milion njerëz humbën vendet e tyre të punës, tha një zyrtar i departamentit. Këto humbje kanë qenë më së shumti në industri dhe në sektorin e shërbimeve. Numri i përgjithshëm i personave të papunë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht është 14.9 milion.

Analistët parashikojnë që norma e papunësisë të ulet deri në 9.5% dhe numri i shkurtimeve të vendeve të punës të jetë 225 mijë.