Një grup biznesmenësh kosovarë dhe holandezë të cilët njihInvestuesit në Roterdam dhe portet e lumit Rin, kërkojnë të shtrihen dhe në Shqipëri. Ata zhvilluan një takim me kryeministrin Sali Berisha ku paraqitën projekt-idetë e tyre për sektorin e energjisë, porteve dhe turizmit. Ky grup përbëhej nga përfaqësues të grupit “QMI”, partner i Doimo Group International dhe Ridderhaven, të mirënjohura në botë në fushat e lartpërmendura dhe të tjera.
Përfaqësuesit e kompanive, Zoti Hafiz Tafaj, president i Grupit “QMI”partner i Doimo Group International, Hans van der Lange, pronar i firmës Ridderhaven, Wim Landman, partner me firmën Ridderhaven, falënderuan Kryeministrin dhe shprehën simpatinë e tyre për arritjet e ekonomisë shqiptare dhe kontributin e qeverisë shqiptare në mbështetje të qeverisë së Kosovës dhe ekonomisë së saj.
Shembull i shkëlqyer i saj, thanë ata, është edhe rruga Durrës-Kukës, përfitimet e së cilës sapo i vëzhguam, sepse erdhëm në Shqipëri mbas vizitës në Kosovë nëpërmjet kësaj rruge.
Ata i shprehën Kryeministrit se interesi i tyre në këta dy sektorë nuk është i rastësishëm, pasi është i lidhur me historikun e aktivitetit të tyre.
Konkretisht kompania Ridderhaven me eksperiencë në ndërtimin dhe menaxhimin e Portit të Roterdamit si dhe porteve të tjera më të vogla në lumin Rin.
Gjithashtu, aktiviteti i tyre në ndërtim është një histori shumë e mirë për përfshirjen në projektet e energjisë dhe hidrocentraleve.
Qëllimi i investimit të tyre është kombinimi i projekteve në Kosovë dhe Shqipëri për të forcuar më tepër urat e lidhjes midis dy vendeve.
Kryeministri i falënderoi për interesin e tyre në ekonominë e dy vendeve dhe i siguroi që këto dy fusha janë me rëndësi të madhe strategjike për qeverinë e tij dhe ekonominë e Shqipërisë.
Berisha u bëri një prezantim të situatës aktuale të ekonomisë shqiptare dhe të projekteve konkrete të së ardhmes në këto fusha dhe në fusha të tjera të lidhura me to.
Kryeministri theksoi që infrastruktura e ndërtuar dhe që do të ndërtohet nga qeveria shqiptare, me flamur rrugën Durrës-Kukës, ka sjell si pasojë të menjëhershme interesin e investitorëve dhe propozimeve konkrete si në fushat e energjisë, ndërtimit të porteve dhe turizmit.
Berisha i siguroi ata se do të kishin mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për zhvillimin e projekteve që ata do të paraqesin në fushat e sipërpërmendura.
Nga ana tjetër, Kryeministri theksoi se zhvillimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ecin paralelisht dhe projekti i portit të Shëngjinit do të shoqërohet me projekte të tjera madhore bashkëpunimi./noa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve