LAJMI I FUNDIT:

Serbët do të mund t’i ndërrojnë automobilat e vjetër deri në fund të vitit

Serbët do të mund t’i ndërrojnë automobilat e vjetër deri në fund të vitit

Qeveria serbe miratoi ndryshime ligjore me të cilat qytetarëve u mundëson të bëjnë zëvendësim të automobilave të vjetër për “Punton” e Kraguevcit deri në fund të vitit, në vend se siç vlente paraprakishtë deri në fund të shtatorit.

“Qeveria do të vazhdojë ta subvencionojë automobilin e vjetër me të ri deri në fund të vitit, në vend së deri më 30 shtator siç ishte paraparë më herët”, deklaroi zëvendëskryeministri Bozhidar Gjeliq.

Sipas të dhënave të Ministrisë serbe të Ekonomisë, çmimet e Punto-s lëvizin prej 6.999 deri në 9.699 euro, varësisht nga pajisja. Çmimet me lirim prej një mijë eurove arrijnë prej 5.999 deri në 8.699 euro.

Lirimi sigurohet me reciklim të automobilit të vjetër, i cili doemos duhet të jetë në gjendje për vozitje.