LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti të kërkojë llogari për shpenzimet e buxhetit

Parlamenti të kërkojë llogari për shpenzimet e buxhetit

Auditori i Përgjithshëm pret që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë rekomandimet e tij për menaxhimin e parasë publike. Në raportin vjetor për vitin 2008, auditori ka kritikuar institucionet për shkallën e lartë të shpenzimeve të mjeteve buxhetore. Një rast i shkeljeve është proceduar në prokurori për hetime të mëtutjeshme.

Zyra e Auditorit bëri të ditur se ky rast ka të bëjë me Ministrinë e Shërbimeve publike, tani Ministria e Administratës Publike për vitin 2008, gjatë zbatimit të projektit investues për Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë, në objektin e Entit të Statistikave të Kosovës.

Auditori ia ka dorëzuar tashmë raportin vjetor (2008) Kuvendit të Kosovës, i cili pritet të shqyrtojë rekomandimet për sjelljen e të gjitha organizatave buxhetore.