Sipas burimeve jo-zyrtare brenda kompanisë, thuhet se përmes pakos më të re ta lansuar ditëve të fundit, të emëruar DUO (TV kabllor digjital dhe Internet), e cila ofron përmbajtje të mbi 60 kanaleve shqiptare dhe të huaja, bashkë me shpejtësinë e internetit pa limit me 1Mbps, IPKO po depërton çdo ditë tek mesatarisht 1000 familje të reja në qytetet e mëdha të vendit: Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.
Menjëherë pas lansimit të pakos së kombinuar DUO (TV digjital dhe Internet) kompania IPKO thotë se ka arritur që me pakon e saj të re televizive dhe të internetit në treg, po depërton mesatarisht tek më shumë se 1000 familje në ditë.
TV kabllor digjital nga IPKO përdoret përafërsisht nga 30.000 familje në Prishtinë, ndërsa IPKO që nga data 1 shtator po ofron shërbimin e televizionit kabllor digjital edhe në qytetet tjera të mëdha të Kosovës, si Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.
“Kërkesa më e madhe nga këto qytete është për pakon DUO, e cila përmban Pakon Familjarë të televizionit kabllor digjital me më shumë se 60 kanalet televizive si dhe internetin pa limit, prej 1mbps i vlefshëm për një muaj me mundësi të kyçjes nga dy kompjuter njëkohësisht, e cila vjen për vetëm 19.95€ në muaj” ka deklaruar Astrit Gashi, Drejtues i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në IPKO.
Platforma digjitale e IPKO-së është kombinim i kanaleve televizive të ofruara në tregun kosovar, përfshirë këtu të gjitha kanalet e DigitAlb, kanalet SuperSport, kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale ndërkombëtare.
Oferta e televizionit kabllor digjital e ofruar nga IPKO, është bashkëpunim mes kompanisë IPKO dhe kompanisë nga Shqipëria, DigitAlb.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve