Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, theksoi se ende mbeten kontribuues kryesor të buxhetit të Kosovës. Për 10 vite kemi vazhduar me qenë kontribuesi kryesor i buxhetit të Kosovës edhe ajo që ia vlen të theksohet, se deri më sot janë mbi 4 miliardë taksa të cilat i ka mbledhë ky shërbim”, ka deklaruar drejtori Huruglica.
Sipas një eksperti të Bashkimit Evropian i cili kishte ardhur në inspektim këtë muaj, Doganat e Kosovës funksionojnë me 80 % të praktikave më të mira evropiane, njoftoi Huruglica. Ai thotë se kjo po arrihet falë Kodit Doganor dhe të Akcizave, i adoptuar me ndryshimet e reja të Kodit Doganor të Bashkimit Evropian. Për drejtorin Huruglica, ende mbeten sfidë dy pikat doganore në veri të Kosovës, por nuk pajtohet se ka shumë kontrabandë atje.
“Është fakt se nuk jemi prezent në dy pika doganore në veri. Por në ato dy pika kemi forma të ndryshme të monitorimit… edhe forma më e mirë e kontrollit tani për tani është me ndihëm e misionit të EULEX-it… dmth., EULEX-i çdo ditë na furnizon me të dhëna se çka është hyrë në Kosovë edhe çka ka dalë, përveç kësaj është sistemi i kamerave që funksionon”, ka thënë Huruglica.
Huruglica pranon se ka edhe doganierë të korruptuar, ngase edhe shkaku i kësaj për 10 vite janë shkarkuar nga puna 72 të tillë.
Ndryshe, edhe ky vit vlerësohet i suksesshëm, pasi deri me 31 gusht është përmbushë 61 % e planit vjetor të mbledhjes së mjeteve. Brenda një dite, në Kosovë hyjnë 800 deri në 1000 maune me mall. /rtklive/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve