LAJMI I FUNDIT:

Humbë jetën në detyrë punëtori i KEK-ut, Maxhun Malaj

Humbë jetën në detyrë punëtori i KEK-ut, Maxhun Malaj

Aksidenti fatal ka ndodhur në kohën kur punëtori i KEK-ut ishte ngjitur në shtyllë për ta kyçur Larg-përçuesin 10/04Kv, i cili furnizon një pjesë të regjionit të lugut të Baranit në fshatin Nepole të komunës së Pejës.

Ky LP ishte shkyçur si pasoje e mospagesës së energjisë elektrike. Pas plotësimit të kushteve për rikyçje – arkëtimit të mjeteve nga ana e konsumatorëve ndërrimit të dytë i ishte dhënë urdhëresa me goje nga eprorët e ekipit të kujdestarisë për rikyçje të largpërçuesit në fjalë, përkatësisht në fshatin Nepole. Me këtë rast punëtori ka pësuar aksidentalisht.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Organet e hetuesisë të Policisë së Kosovës dhe Prokurori. Kufoma e të ndjerit është dërguar për Obduksion në Prishtinë.

KEK-u ka formuar menjëherë komisionin për hulumtimin e rastit, i cili do të evidentojë shkakun dhe burimin e fatkeqësisë si dhe rrethanat tjera.


KEK-u i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Menaxhmenti dhe punëtorët e korporatës zotohen se do të jenë përkrah familjes së të ndjerit./telegrafi/