Drejtori menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa ka marrë vendim për të stopuar aktivitetet e prokurimit dhe tenderat në investime kapitale në vlerën prej së paku 3.5 milionë eurove. Ky vendim vie për shkak të kohës së shkurtër që ka ngelur deri në muajin dhjetor, kur është paraparë të jepet me koncesion ky aeroport sipas planeve të Qeverisë së Kosovës.
"Investimet eventuale që mund të lindin si të nevojshme dhe emergjente gjatë kësaj periudhe që ka mbetur, do të bëhen në koordinim të plotë me Komitetin Ndërministror që është i ngarkuar për dhënien me koncesion të aeroportit.
Ndërsa investimet tjera, për të cilat proceset e tenderimeve janë në proces e sipër që kanë miratimin nga komiteti ndërministor si dhe ato që kanë përfunduar më herët dhe janë nënshkruar kontratat, do të implementohen.
Vendimi i Drejtorit Menaxhues prek investime të ndryshme kapitale të cilat ishin paraparë të realizoheshin në pjesën e dytë të vitit 2009, por ishin buxhetuar si investime të nevojshme për kompaninë.
Konkretisht është stopuar investimi prej 1 milion eurove për blerjen dhe instalimin e një radari, investimet prej 1.5 milion eurove për blerjen e paisjeve të ndryshme për platformë, investimi për rinovimin e Terminalit të Arritjes prej 600 mije euro,- ishte paraparë që Terminali i Arritjes për shkak se nuk është në gjendje të mirë të rinovohej dhe të merrte pamjen e VIP-Qendrës etj.
“Me vendim të Drejtorit Menaxhues Agron Mustafa, janë pezulluar dhe ndërprerë të gjitha aktivitetet dhe procedurat tenderuese për investimet që kanë qenë duke u realizuar apo ishin në proces në shumën mbi 3.5 milionë euro. Arsye është fakti që deri në dhënien me koncesion kanë mbetur vetëm edhe tre muaj, tha koordinatori për Mardhënie me Jashtë i ANP-së, Altin Ahmeti.
Sipas tij, stopimi i investimeve nuk do të ndikojë në shërbimet që ANP ofron ndaj klientëve të saj, kompanive ajrore dhe udhëtarëve.
“Investimet që u stopuan ishin miratuar për tu realizuar nga ana e bordit të kompanisë për përmisimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në punë. Rritja e cilësisë së shërbimeve ishte primare që kur në pozitën e drejtorit është vendosur drejtori Agron Mustafa”, tha tutje kordinatori Ahmeti.
Në ANP, kryesisht dy vitet e fundit janë investuar rreth 50 milionë euro, investime këto që kanë qenë shumë të nevojshme dhe kanë rritur së tepërmi vlerën e kompanisë në treg.
Gjatë këtyre viteve është rishtresuar pista e re në shumën prej 14 milionë euro, është vendosur ndricimi i ri, investim që ka kushtuar 6 milionë euro, rrethoja dhe rruga perimetrike në shumën prej 1.5 milion euro, 5 autobusë të rinj në shumën prej 1.8 milion euro-autobusë të cilët janë special për pistë, sistemi i ri i sortimit të bagazhit në shumën prej 2 milionë eurove, VIP-qendra në shumën prej gati 1 milionë euro dhe dhjetëra investime të tjera në shifra më të vogla.
Aeroporti do të fokusohet në vazhdimësinë e përmirësimit të shërbimeve ndaj klientëve deri në ardhjen e operatorit privat që parashihet të menaxhoj me Aeroportin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve