LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është përmirësuar furnizimi me energji elektrike pas reagimit të menaxhmentit duke siguruar 170 megavat/orë import, edhe pse kjo sasi ka qenë e vështirë të sigurohet për shkak të vikendit.

Pos sasisë së importit sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut në punë janë njësitë B1, A5 dhe HC “Ujmani” që prodhojnë mbi 400 megavat/orë.

Furnizimi po bëhet sipas kategorizimit ABC. Kategoria A po furnizohet 24:00, kategoria B 5:1 dhe kategoria C 4:2. Njësia B2 pritet të kthehet në orët e vona të mbrëmjes.

“KEK kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për rëndimin e situatës së furnizimit me energji elektrike gjatë dy ditëve të fundit dhe i siguron qytetarët që po bën maksimumin për ta normalizuar sërish furnizimin”.  /Telegrafi/