LAJMI I FUNDIT:

Ptk jep 10 mijë euro për familjet mitrovicase

Ptk jep 10 mijë euro për familjet mitrovicase

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, në kuadër të autorizimeve të veta, sipas një njoftimi zyrtar nga kjo kompani, ka lejuar një donacionin prej 9900 € për familjet të cilat pësuan rëndë në tragjedinë në Suhodoll të Mitrovicës, ku si pasojë e përplasjes së kamionit në një shtëpi, patën humbur jetën tre fëmijë, shtatë anëtarë të familjeve ishin lënduar rëndë dhe kishte pasur dëme të mëdha.

Për secilën familje të dëmtuar në këtë aksident tragjik, janë deponuar në llogaritë e tyre nga një shumë prej 3300 €.

“PTK është pasuri e Kosovës dhe në raste të tilla fatkeqësie ndjejmë obligim që të shprehim solidaritetin tonë njerëzor dhe të japim ndihmë modeste për të zbutur sadopak dhembjet e këtyre familjarëve”, citohet të ketë thënë Haxha.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK, Shyqyri Haxha ka pohuar se “…ne si PTK do të vazhdojmë të ndihmojmë kurdo dhe kudo që kemi mundësi financiare, natyrisht duke pasur në konsideratë autorizimet tona ligjore dhe mundësitë tona financiare”.


Në këtë aksident kanë humbur jetën fëmijët Blerim Ahmeti, Valon Aliu, dhe Irfan Aliu. Në këtë aksident të rëndë, kanë pësuar lëndime edhe shtatë anëtarë të këtyre familjeve të lënduar dhe pati edhe dëme të konsiderueshme materiale. /telegrafi/