LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zharku priti një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina

Ministri Zharku priti një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Avdo Rapa dhe Faruk Shirbegoviq, afarist boshnjak, të cilët i shoqëronte Besim Beqaj, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Në këtë takim u bisedua për ndërtimin e marrëdhënieve ekonomike-tregtare në mes afarizmit kosovar dhe boshnjak, si dhe për shfaqjen e pengesave të qarkullimit të lirë të mallrave kosovare në Federatën e Bosnjës e Hercegovinës.

Ministri Zharku mysafirët i njoftoi rreth zhvillimeve aktuale ekonomike në Kosovë, dhe më pas u ndal tek problemi i qarkullimit të mallrave në kuadër të CEFTA-s, të cilën marrëveshje institucionet e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) po e pengojnë, duke penguar hyrjen e mallrave kosovare në Bosnjë, për shkak të mosnjohjes së vulave doganore të Kosovës nga ana e doganave të BeH-së.

Në kuadër të kësaj pike, ministri Zharku tha se shpresojmë se do ta zhbllokojmë këtë çështje sa më shpejt përmes formave të mirëkuptimit dhe të kontaktimit me institucionet e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.


Bashkëpunimi institucional dhe ekonomik është interes i përbashkët për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, ishte fokusim i bisedës së të dyja palëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori