LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet gjendja e kompanive metalurgjike

Përmirësohet gjendja e kompanive metalurgjike

Çmimet e metaleve në bursat ndërkombëtare vazhdojnë të ngriten, gjë që ka shtuar optimizmin e drejtuesve të Ferronikelit dhe të Trepçës për këndellje pas krizës. Nëse vazhdohet më këtë ritëm, kompanitë shprehen se do t’i kompenzojnë humbjet.

Ngritja e çmimeve të metaleve në tregun ndërkombëtar ka përmirësuar gjendjen e kompanive metalurgjike në Kosovë. “Trepça” dhe “Ferronikeli” i kanë rritur kapacitetet prodhuese dhe udhëheqësit e këtyre kompanive, thonë se janë të kënaqur me trendin pozitiv. Disa muaj më parë drejtuesit e Ferronikelit ishin në pozitë të vështirë se çfarë të

bënin me punëtorët, t’i ulnin rrogat apo të largonin një pjesë të punëtorëve përkohësisht nga puna. Por tani çdo gjë ka ndryshuar, konfirmon zëdhënësi i Ferronikelit Arten Bajrushi:

Edhe drejtori i Kombinatit “Trepca” Ferat Shala, është më optimist, pasi trendi i ngritjes së çmimeve të plumbit dhe zinkut është duke vazhduar.


Kapacitetet ekportuese të Trepcës variojnë nga 9 mijë deri në 10 mijë tonë koncentrat plumbi dhe zinku. Ndryshe, suksesi i Ferronikelit dhe Trepcës do të ishte një mesazh inkurajues për investitorë e huaj, thotë zëdhënësi Arten Bajrushi.

Në Bursën e Londrës dje, një ton nikel është shitur për 19,875.00 dollarë, përderisa një ton plumb e kishte cmimin 1,820.00, kurse zinku 1,775.00 dollarë. /rtk/