LAJMI I FUNDIT:

Trusti i Kursimeve Pensionale kthen humbjet në investime

Trusti i Kursimeve Pensionale kthen humbjet në investime

Trusti i Kursimeve Pensionale ka realizuar kthim pozitiv të investimeve edhe në muajin korrik.

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli thotë për radion tonë se që nga fillimi i këtij viti kthimi nga investimet ka qenë mbi 7 për qind.

Sipas tij, humbja nga rënia e vlerës së aksioneve të Trustit nga rreth 110 milionë euro sa ka qenë deri në muajin shkurt, është zvogëluar për rreth 40 milionë euro. /rtk/