LAJMI I FUNDIT:

AKP ende pa vendim rreth ndërmarrjeve të komercializuara, pas skadimit të afatit

AKP ende pa vendim rreth ndërmarrjeve të komercializuara, pas skadimit të afatit

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ende nuk ka vendosur se si do të veprojë me Ndërmarrjet e Komercializuara, pas skadimit të kontratave 10-vjeçare. Në vitin e ardhshëm do të fillojë skadimi i afateve të kontratave, kurse zyrtarët e AKP-së, thonë se bordi do të vendosë për mënyrën e privatizimit të secilës ndërmarrje veç e veç.

Në mes të viteve 2000 dhe 2003, janë gjithsej nëntë ndërmarrje shoqërore të cilat janë komercializuar, që është një formë e dhënies së tyre me qira për 10 vjet. Tani, në prag të skadimit të afatit të kontratave, AKP-ja ende nuk ka vendosë se çka do të bëjë me ato ndërmarrje, ka thënë zëdhënësja e AKP-së Zana Haxha.

“Pas skadimit të afatit të kontratës, bordi i AKP do të vendosë për mënyrën e privatizimit të secilës ndërmarrje veçmas …”.

AKP-ja ende nuk di se si do të rrjedh privatizimi i këtyre ndërmarrjeve. A do të kenë përparësi apo jo ndaj të interesuarve tjerë për privatizim, apo do t’iu ofrohet ndonjë çmim i tregut për blerje. Madje, nuk dihet bile as nëse do t’iu njihen investimet, ka deklaruar Haxha.


“Para privatizimit të këtyre ndërmarrjeve do të bëhen auditime përmes të cilave do të bëhen verifikimet e obligimeve kontratuale, si dhe pas këtyre auditime do të jetë bordi i AKP që do të vendosë se me çfarë mënyrë do të privatizohen”, sqaron Haxha.

Në mesin e ndërmarrjeve të komercializuara, ka të suksesshëm, por edhe të tillë që i kanë ra pishman, siç deklarohet Abdurrahman Konjufca, që e ka komercializuar Ndërmarrjen “Shpeztaria” në Lipjan.

“Me siguri jem pishman. Nëse e përfundojmë vitin me 800 – 900 mijë euro humbje edhe detyrohemi përpos mundit 10 vjeçar me ardhë me e marrë dikush tjetër, me siguri nuk do të kishte me qenë as në rregull as fer”, thotë Konjufca.

Ndërmarrjet e komercializuara veprojnë në fusha të ndryshme si në hoteleri, prodhimin e çimentos, prodhime nga betoni, përpunimin e frutave dhe perimeve, shpeztari dhe servisim e kontrollim teknik të automjeteve transportuese. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori