LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia do të ndërtojë tre ishuj artificialë

Sllovenia do të ndërtojë tre ishuj artificialë

Autoritetet sllovene planifikojnë të ndërtojnë tre ishuj artificialë në afërsi të vendit bregdetar Izolla.

Ndërtimi, i cili është paraparë të fillojë brenda dy vitesh, do të kushtonte rreth 217 milionë euro, ndërsa do të fitoheshin 11,8 kilometra bregdet detar.

Ndërtimi i ishujve artificiale është hit gjithnjë e më i madh në vendet, veçanërisht te ato të lindjes, ku në trendin e këtillë kryeson Dubai.

Përndryshe tre ishujt sllovenë janë paramenduar si pjesë e kompleksit turistik në të cilin do të ndërtoheshin ndërtesa njëkatëshe në stilin mesdhetar.


Një të tretën e projektit pritet ta financojë Bashkimi Evropian (BE).